Kosova
Pjetër Nrecaj pranon fajin për vrasjen e gruas dhe vajzës
Në seancën e shqyrtimit fillestar, ai tha se vajzën e ka vrarë “aksidentalisht”
Gjykata Themelore në Gjakovë e aprovoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Pjetër Nrecaj, pasi që “ky pranim është bërë në mënyrë vullnetare”.
Në seancën e sotme, Nrecaj e pranoi fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzës në fshatin Brekoc të Gjakovës në gusht të këtij viti dhe u pendua për këtë akt, raporton ‘Kallxo.com’.
Në seancën e shqyrtimit fillestar, ai tha se vajzën e ka vrarë “aksidentalisht”, përcjell albinfo.ch.
Në seancën e cila zgjati pak më shumë se një orë, prokurori i rastit, Agron Matjani, kërkoi nga gjykata që ndaj të akuzuarit për vrasje të dyfishtë “të jepet një vendim i bazuar në ligj”.
Shqyrtimi fillestar përfundoi ndërsa shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 2 nëntor.
Nrecaj u soll i prangosur në seancën në të cilën avokatja e tij dhe prokurori i rastit thanë se kjo marrëveshje nuk është arritur për shkaqe procedurale.
Pjetër Nrecaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














