Shqipëria
Gruaja nga Kosova vdes në banjën termale në Elbasan
Një grua ka vdekur dhe bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore pas vizitës që ata kishin bërë në banjën termale, Llixha në Elbasan.
“Rreth orës 03:30, në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeç, banuese në Plloshan, Kosovë, si dhe në gjendje të rëndë shëndetësore bashkëshorti i saj, shtetasi J. I., 70 vjeç, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.”, thuhet në komunikatën e policisë, njofton TCH.
Pas kontrolleve të kryera nga mjeku ligjor është konstatuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, kurse grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, përcjell albinfo.ch.
Ka qenë bashkëshorti i saj, i cili pasi e ka parë ç’kishte ndodhur, ka pësuar gjendje shoku.
Ai kishte dalë për një shëtitje jashtë dhe kur ishte kthyer në hotel, gruaja nuk po i hapte derën dhe as nuk i përgjigjej.
Ai e ka shkelmuar derën dhe më pas ka parë skenën e rëndë.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 60-vjeçares me inicialet E.I. Burri i saj J.I, 70 vjeç, është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore në Tiranë, ndërsa trupi i gruas ndodhet ende në morgun e Spitalit të Elbasanit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











