CH-Ballkani
Intelektualëve serbë u ndalohet hyrja në Malin e Zi
Sipas këtyre mediave, është spekuluar se në listë mund të jetë edhe Arqipeshvi i Kishës Serbe Irinej, por zyrtarët kanë mohuar që ai të jetë në këtë listë
Drejtoria e policisë e Malit të Zi, të enjten ka marrë një vendim sipas të cilit, disa intelektualëve serbë, mes tyre edhe Matija Beçkoviq, u ndalohet hyrja në këtë shtet, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.
“Kalimi i kufirit, përveç poetit nacionalist serb, Matija Beçkoviç, u është ndaluar edhe historianëve Çedomir Antiq e Aleksandar Rakoviq, si dhe politikanit serb Dejan Miroviq”, thuhet në komunikatë, përcjell VoA.
Eprorëve policorë në kufijtë shtetërorë u është dhënë lista e personave, të cilët nuk duhet të hyjnë në vend, sepse sipas autoriteteve, rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi.
Intelektualët serbë, të cilëve u është ndaluar hyrja, kanë qenë paralajmëruar të marrin pjesë në manifestimin proserb me rastin e Kuvendit të Podgoricës, që konsiderohet si datë e hegjemonizmit serb ndaj shtetësisë së Malit të Zi, pas Luftës së Parë Botërorr, përcjell albinfo.ch.
Shërbimet malazeze të sigurisë vlerësojnë se “personat në fjalë paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit, për shkak të qëndrimit armiqësor të tyre ndaj pavarësisë së Malit të Zi”.
Sipas këtyre mediave, është spekuluar se në listë mund të jetë edhe Arqipeshvi i Kishës Serbe Irinej, por zyrtarët kanë mohuar që ai të jetë në këtë listë.
Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi i ka ndërprerë të enjten punimet, pas konfliktit verbal të Kryetarit të Partisë Liberale Andrija Popoviq dhe njërit nga liderët pro serb, Milan Knezheviq.
Më parë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë propozuar që të organizohet kolegjiumi, në të cilin do të ftohet përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të kërkohet përgjigja pse 4 intelektualëve serbë u është ndaluar hyrja në Malin e Zi .
Edhe deputeti i Fronti Demokratik, Andria Mandiq, ka kërkuar përgjigje pse Ministria e Punëve të Brendshme ka sjellë një vendim të tillë, sikur fjala të ishte për kriminel e jo për elitën intelektuale, me të cilët krenohet popullsia serbe nga Mali i Zi.
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviq,ka theksuar se kjo pikë nuk mund të hapet për debat, sepse nuk është e paraparë në rendin e ditës, ashtu siç kanë kërkuar disa deputetë. “Kemi propozuar organizimin e kolegjiumit, ku do të bisedojmë mbi këtë temë dhe do të ftohen përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të bërë shkëmbimin e informatave”, ka theksuar Gvozdenoviq.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














