Sport
Shpifjet e mediave serbe ndaj Shaqirit irritojnë zviceranët
Media përmend një "zbulim tronditës" dhe zbukuron llogarinë e saj me disa konkluzione të habitshme: "Pra, nëse po të mos ishte mjeku serb, Shaqiri jo vetëm që nuk do të mund të luante futboll, por edhe nuk do të mund të bënte një jetë normale"
I mbrojtur nga trajneri i tij, Jurgen Klopp, futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri nuk është kursyer nga gazeta serbe “Kurir”, vetëm disa orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës së Beogradit, shkruan “Le Matin”, transmeton Albinfo.ch.
Gjatë të hënës, trajneri Jürgen Klopp njoftoi se Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë në Beograd për të “shmangur peripecitë” gjatë ndeshjes mes Crvena Zvezdës dhe Liverpoolit që do të luhet sot, e martë (në ora 18.55) në Ligën e Kampionëve. Në fillim të shtatorit, drejtori sportiv i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziç kishte premtuar “një presion të jashtëzakonshëm psikologjik të tifozëve”, njofton më tej Albinfo.ch.
Pas këtij veprimi, shumica e mediave serbe kanë shkruar për trajnerin gjerman me një ton neutral. Nga ana e tjetër, gazeta serbe “Kurir” ka publikuar një histori të habitshme për Shaqirin, vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes.
“Mjekët serbë shpëtuan Shaqirin!”, qëndron titulli i një artikulli nga “Kurir”, e njohur për shkrimet tendencioze gjatë viteve të fundit kundër lojtarëve shqiptarë nga Zvicra dhe e cila gjithashtu kritikoi ashpër arbitrimin pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë, kësaj vere në Kupën e Botës (2-1), njofton Albinfo.ch.
Në këtë artikull, “Kurir” pretendon se Xherdan Shaqiri “ka lindur me një deformim në këmbën e djathtë që u shërua në një klinikë për fëmijët në Beograd”.
Media përmend një “zbulim tronditës” dhe zbukuron llogarinë e saj me disa konkluzione të habitshme: “Pra, nëse po të mos ishte mjeku serb, Shaqiri jo vetëm që nuk do të mund të luante futboll, por edhe nuk do të mund të bënte një jetë normale”.
Për të mbështetur këto pretendime, e përditshmja citon një burim të “informuar mirë” se “Shaqiri është dashur të mbathë këpucë të veçanta deri në moshën trevjeçare”, informon më tej Albinfo.ch.
Fjalët përfundimtare të artikullit japin një ide të ndjenjave të “Kuririt” rreth lojtarit ofensiv të Liverpoolit. “Edhe pse mjekëve serbë ua ka borxh gjithçka, Shaqiri nuk është falënderues dhe shfrytëzon çdo mundësi për të provokuar serbët”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













