Sport
Shënojnë Kasami, Bajrami dhe Ajeti, asiston Lenjani
Java e 14-të në Super Ligen e Zvicrës në Futboll është mbyllur me 24 gola të shënuara në pesë takime të zhvilluara. Tre gola dhe një asistim ishin meritë e futbollistëve shqiptarë, njofton Albinfo.ch
Albian Ajeti e shënoi golin e gjashtë të sezonit për Baselin, edhe pse ekipi i tij humbi me rezultat 2:4 në Thun.
Fitores së Sionit i ndihmuan dyshja shqiptare Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani. Në minutën e 71-të, Kasami e nisi një aksion nga gjysma e fushës, deri përpara portës vendase ku më së miri e gjeti Lenjanin i cili menjëherë e ktheu topin serish te strugani i cili e shënoi golin e dytë të sezonit, gjithashtu edhe prishtinasi e bëri asistimin e dytë.
Golin e parë në sezon e shënoi edhe Nedim Bajrami te FC Grasshoppersi i Cyrihut, që i ndihmoi ekipit të tij për ta regjistruar fitoren e katër në sezon.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














