Maqedonia
Spasovski: Nuk dorëhiqem, fajtore për moskapjen e Gruveskit është gjykata
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, është shprehur i bindur se fajtor për mosarrestimin e ish-kryeministrit të dënuar, Nikolla Gruevski, është gjykata, e jo dikasteri që ai e udhëheq.
Për këtë ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të ofrojë dorëheqjen.
Spasovski ka thënë se gjykata është dashur që para shpalljes së vendimit t’ia caktonte masën e paraburgimit ish-kryeministrit.
“Unë mendoj për përgjegjësinë e atyre që nuk përcaktojnë paraburgim për ata që mund të ikin. Imagjinoni, jepet paraburgim për vjedhje të rëndë, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon me urdhër të gjykatës. Ekzistojnë masa të sigurisë, dhe ato vijnë nga gjykata. Ne do të marrim informacione, do ta kapim këtë person. Nuk bëhet fjalë vetëm për Gruevskin, por për të gjithë personat”, ka theksuar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale














