Maqedonia
Hungaria konfirmon se Gruevski kërkoi azil
Pak orë pasi Ish- Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski kishte lajmëruar se gjendet në Hungari, kjo e fundit ka pranuar një gjë të tillë.
Ish- Kryeministri maqedonas, Gruevski prej ditësh po i ik dënimit prej 2 viteve në lidhje me keqpërdorimin zyrtar gjatë kohës sa ishte në pozitën e kryeministrit.
Ai është dënuar për blerjen e një makine tipi i të cilit është Mercedes dhe vlera e të cilit është 600 mijë euro.
Gruevski mbrëmjen e kaluar ishte shpallur në kërkim, ndërsa gjatë ditës së sotme ka lajmëruar se gjendet në Hungari, ku dhe do të kërkoj azil politik për shkak të kërcënimeve që ka marrë gjatë ditëve të fundit.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka njoftuar se sot ka biseduar me ambasadorin hungarez Llaslo Duks ku në takim me sekretarin shtetëror Viktor Dimovski edhe ka konfirmuar informatën e dhënë nga Nikola Gruevski në rrjetin social Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale













