Shqipëria
Të ecësh me ‘Zbulo’ nëpër majat e Ballkanit
Dëshira për zbulimin e natyrës dhe njerëzve i bëri bashkë, Endrin dhe Ricardon 5 vite më parë, kur vendosën të krijonin agjencinë që ofron paketa turistike për të huajt që duan të vizitojnë ‘Tokën e Shqiponjave’
Nisma turistike e Endrit dhe Ricardos mban emrin ‘Zbulo’ dhe mënyra që ata kanë zgjedhur për t’ua zbuluar natyrën shqiptare turistëve, kryesisht atyre të huaj, është përmes ecjes nëpër shtigje malore. Në fakt, jo vetëm natyrën shqiptare, por deri diku ballkanike, sepse shpesh turet e tyre përfshijnë rrugëtime edhe në malet e vendeve fqinje.
Një sipërmarrje e suksesshme që ka në zanafillë të ndërtimit të saj pasionin dhe sigurisht këmbënguljen. Endri i ka dashur gjithmonë malet dhe Ricardo, në të ri të tij, kurseu lekë, me qëllimin e vetëm që të shihte botën. Dëshira për zbulimin e natyrës dhe njerëzve i bëri bashkë, 5 vite më parë, kur vendosën të krijonin agjencinë që ofron paketa turistike për të huajt që duan të vizitojnë ‘Tokën e Shqiponjave’. Endri thotë se është kënaqësi kur sheh se me çfarë paragjykimesh për Shqipërinë vijnë disa turistë dhe me çfarë përshtypjesh, krejt të ndryshme largohen.
Njerëzit mikpritës dhe natyra plot surpriza
Përshtypjet kryesore janë për njerëzit, sidomos ata në zonat e thella, që virtytin e mikpritjes vazhdojnë ta ruajnë dhe kultivojnë. Dhe sigurisht natyra është zonja e madhe magjepsëse që ofron surpriza pa fund me format dhe ngjyrat e saj unike. Natyra dhe njerëzit e thjeshtë janë ‘lënda e parë’ e djemve të ‘Zbulo’. Në turet që organizojnë ata preferojnë të bashkëpunojnë me biznese familjare, hane të vegjël, stane e shtëpi pritjeje të thjeshta, sepse në thelb të punës së tyre, por shpesh edhe të kërkesës së vetë turistëve është që paratë të shkojnë, aty ku për to ka më shumë nevojë, jo te hotelet dhe resortet luksoze.
Një parim tjetër është edhe eko-turizmi, turizmi i përgjegjshëm dhe pro ambientit. Për ta i gjithë viti është punë, por sigurisht pranvera, vera dhe vjeshta janë stinët që kanë edhe prurjet më të mëdha. Mënyrat që kanë gjetur t’u servirin turistëve bukuritë e natyrës janë të ndryshme dhe për këtë kanë krijuar disa paketa si ‘Magjia Shqiptare’ për ata që i vizitojnë alpet për herë të parë një kombinim mes ecjes dhe fitnesit, apo udhëtime përgjatë bregut të Adriatikut dhe Jonit.
Paketa që kalon kufijtë e Shqipërisë
‘Majat e Ballkanit’ është paketa e krijuar për ata që duan aventurën në zonat më të largëta dhe më të egra të Alpeve shqiptare me shtrirje edhe në Kosovë dhe Mal të Zi. ‘Logu i Bjeshkëve’ është ideali për ata që përveç eksplorimit të Lëpushës e Kelmendit duan të bëhen pjesë e festivaleve të ndryshme të zonës.
+355 69 2121 612 / +355 69 6731 932
Welcome @zbulo.org
Për informacione më të hollësishme, hyni në linkun: www.zbulo.org
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër















