Integrimi
Diaspora rrit eksportin e Kosovës në BE
Në konferencë “Biznesi për Biznesin (B2B)”, u inkurajuan afaristët e diasporës që të vijnë në Kosovë dhe të krijojnë ura bashkëpunimi me fermerët kosovarë
Kosova posedon një potencial të lartë në lëmin e prodhimit të produkteve ushqimore, por mungon bashkëpunimi me distributorët ndërkombëtarë që produktet e tyre të plasohen edhe në tregun e jashtëm. Që prodhimet “Made In Kosova” të eksportohen në BE, kërkohet harmonizim i raporteve ndërmjet afaristëve të diasporës dhe fermerëve kosovarë.
Kështu u tha të enjten në një konferencë “Biznesi për Biznesin (B2B)”, organizuar nga USAID-dhe Projekti Diaspora për Zhvillim (DfD) me temë “Partneriteti për Industrinë e Frutave dhe Perimeve ne Kosovë”.
Në këtë konferencë u inkurajuan afaristët e diasporës që të vijnë në Kosovë dhe të krijojnë ura bashkëpunimi me fermerët kosovarë.
Në takim ishin të pranishëm 17 distributor të prodhimeve ushqimore nga BE-ja dhe rajoni, të cilët patëm mundësi të krijojnë lidhje të reja të importit dhe eksportit me 20 qendra grumbulluese të frutave dhe perimeve të freskëta dhe kompani përpunuese të Kosovës.
Konferenca B2B. Vlerësohet lartë nga afaristët
Takimi Biznesi për Biznesin, shihet si një mundësi e drejtpërdrejtë për krijimin e lidhjeve të reja në mes të kompanive për import dhe eksport. Po ashtu është dhe një rast për kompanitë e Kosovës, që t’i ripërtërijnë kontratat me vizitorë të huaj, distributor të ushqimeve, të cilët i eksportojnë prodhime kosovare në BE.
Zëvendësdrejtori i Misionit të USAID-it, Chris Edwards tha se takimet e tilla janë shumë pozitive dhe mundësi e mirë për krijimin e kontratave dhe thellimin e marrëdhënieve mes bizneseve nga Kosova dhe jashtë saj.
Edwards po ashtu premtoi vazhdim të përkrahjes dhe në të ardhmen për bizneset kosovare në krijimin e strategjive të reja.
Skënder Thaçi është sekretar i asociacionit të biznesit shqiptar në Zvicër, i cili jeton dhe punon në kantonin e Brenit. Ai u shpreh i kënaqur me konferencën, të cilën e konsideroi si mundësi të mirë për krijimin e urave të bashkëpunimit Kosovë-diasporë.
“Kosova absolutisht i ofron kushtet për biznes. Është potenciali i nivelit të lartë vetëm duhet të dimë se si ti qasemi dhe si ti harmonizojmë punët me fermerët kosovarë. Ne jemi shumë të interesuar dhe kjo është arsyeja përse kemi ardhur këtu që të bashkëpunojmë, faktikisht që të mendojmë në mënyrë ekonomike”, tha ai.
Deri më tani, sipas tij, ka qenë patriotizëm folklorik, tash duhet të mendohet racionalist dhe në mënyrë ekonomike.
“Është moment i duhur dhe i lus të gjithë fermerët në veçanti dikasterin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë, që t’i qasen sa më seriozisht këtij sektori dhe ta ndihmojnë, ti ndihmojnë fermerët me subvencione të ndryshme”, u shpreh Thaçi për albinfo.ch.
“Ne do të mundohemi që ta japim maksimumin dhe ta bëjmë maksimumin dhe unë si sekretar i asociacionit, i garantoj të gjithë ata të cilët kanë qenë sot dhe kanë ekspozuar produktet e tyre, se do të mundohem t’i plasojmë në rrjetin e biznesit të cilin e kemi në Zvicër”, tha Thaçi, sipas të cilit, në ombrellën e Asociacionit të Biznesit Shqiptar në Zvicër, ekzistojnë minimum 60 kompani.
Ka klimë të mirë politike për eksport të mallrave
Rexhep Berisha, është qytetar nga Peja, por që jeton dhe vepron në Bazel të Zvicrës që nga viti 1987. Ai, aktualisht është përfaqësues i produkteve nga Kosova dhe produkt kryesor e ka birrën “Peja”, e cila është e plasuar në një zinxhir shumë të madh të marketeve në Zvicër.
“Mundësitë janë shumë të mëdha për produktet kosovare që të eksportohen jashtë vendit…Ka mundësi që jo vetëm birra “Peja”, por edhe produkte të tjerat që të eksportohen jashtë, për shembull produktin e drurit ose të tekstilit”, deklaroi Brisha, sipas të cilit, me politikat aktuale ka mundësi që çdo produkt nga Kosova të eksportohet në Zvicër.
“Nuk ka asnjë lloj pengese, për arsye se teknologjia tani të cilën e kanë prodhuesit tanë në Kosovë e ka arrit atë cilësinë dhe produktin që ata munden me i plasu në tregun e Zvicrës”, deklaroi Berisha.
Ndryshe Asociacioni i Biznesmenëve Shqiptare në Diaspore-Zvicër është krijuar me qellim që të shërbej si organizatë “ombrellë” për bizneset e diasporës e gjithashtu të jetë pikë kontakti për institucionet dhe bizneset e Kosovës.
Elbasan Morina është menaxher i Projektit Diaspora për Zhvillim (DFD). Si organizator ai tha një dit më parë, se takimi i bizneseve Kosovë – Diasporë, ka për qëllim stimulimin e prodhimit vendor dhe rritjen e eksporti të Kosovës. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e asociacionit të biznesit në Kosovë
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












