Bota
Britani: Shpëtohen disa migrantë iranianë
Një grup prej tetë migrantësh nga Irani janë shpëtuar, pasi po udhëtonin me një anije të vogël në brigjet e Britanisë.
Ministria e Brendshme britanike tha se migrantët janë shpëtuar pranë brigjeve të qytetit Dover më 23, teksa ata po lundronin me një anije gome.
Migrantët më pas janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe raportohet se janë në gjendje të mirë fizike, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Ende është e paqartë se prej ku kanë nisur rrugëtimin e tyre këta migrantë drejt Britanisë.
Katërmbëdhjetë qytetarë iranianë po ashtu ishin shpëtuar më 22 nëntor, teksa po udhëtonin me një anije të ngjashme.
Autoritetet britanike thanë se vetëm gjatë kësaj jave, në kanalin anglez janë shpëtuar 42 migrantë. BBC ka raportuar se 93 migrantë, që besohet se janë nga Irani, kanë arritur që të vijnë me anije në Angli.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













