Sport
Shënojnë Kasami, Toma dhe Bajrami
FC Sioni edhe në javën e 15-të të Super Ligës së Zvicrës në Futboll ka fituar falë kontributit të futbollistëve shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Me golat e Pajtim Kasamit dhe Bastien Tomas, klubi nga Valisi fitoi 2:1 kundër FC Thunit. Në minutën e 3-të, pasi Xavier Kouassi vodhi një top nga gabimi i mbrojtjes së Thunit, e pasoi topin të futbollisti shqiptar dhe Kasami e realizoi golin e dytë të radhës në kampionat. Fitoren e Sionit e siguroi futbollisti tjetër shqiptarë, Bastien Toma me golin e shënuar nga largësia. Deri në minutën e 50-të, te Sioni luajti edhe Ermir Lenjani.
Edhe këtë fundjavë për fitoren e Grasshoppers-it u kujdes mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami. Në minutën e 14-të, Bajrami e shfrytëzoi gabimin e portierit të St. Gallen-it, Dejan Stojanoviq dhe e siguroi fitoren e radhës për ekipin nga Cyrihu.
Në takimin Baseli Luzerni që u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, në të dyja ekipet asistuan futbollistët shqiptarë, Shkelqim Demhasaj për golin e Pascal Schürpf-it në minutën e 7-të dhe Albian Ajeti për golin e Eray Cömert-it në minutën e 95-të.
Superliga-Java 15
BSC Young Boys – Lugano 1:0
Basel – Luzern 1:1
Sion – Thun 2:1
XAMAX Neuachatel 3:3 Zürich
Grasshoppers – St.Gallen 2:1
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












