Shqipëria
Pse shqiptarët janë pesimistë?
Sondazhi zbuloi se 52 % e popullsisë në grupmoshën 18-40 vjeç dëshiron të emigrojnë nga Shqipëria
“Jeta është bërë kaq e komplikuar në ditët e sotme, sa pothuajse nuk mund të gjej rrugën time”. Është ky pohimi, për të cilin qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve kandidate janë pyetur nëse bien dakord apo jo, në një sondazh të Komisionit Evropian për mbështetjen dhe përjashtimin social.
Si gjithnjë, shqiptarët nuk kanë “zhgënjyer” si më pesimistët e Evropës. 53% e tyre janë përgjigjur se bien dakord ose shumë dakord me këtë pohim, përqindja më e lartë nga vendet e Evropës dhe tre herë më e lartë sesa mesatarja evropiane. Femrat janë më pesimiste sesa meshkujt shqiptarë, me përkatësisht 55% dhe 50%, që kanë rënë dakord me pohimin.
Nga vendet e rajonit, 20% e malazezëve mendojnë se jeta e tyre është e komplikuar, 34% e maqedonasve dhe 30% e serbëve, transmeton ‘monitor’.
Më në terezi në Evropë e kanë suedezët (vetëm 7% e shohin jetën si të komplikuar) dhe gjermanët (8%). Pas shqiptarëve, në Evropë renditen rumunët (43%), përcjell albinfo.ch.
Edhe shqiptarët me të ardhura të larta (që grupohen në klasën 4) sërish nuk e gjejnë veten me 34% e tyre që janë dakord me pohimi, nga 9% që është mesatarja evropiane për të njëjtin grup të ardhurash.
Për klasën e parë, me të ardhura të ulëta, pohimit i janë përgjigjur pozitivisht 64% e të anketuarve shqiptarë (e dyta në Evropë pas bullgarëve me 76%).
Të gjithë shqiptarët nga të rinjtë tek të vjetrit, e shohin jetën të komplikuar, por ata që nuk gjejnë rrugëdalje rezultojnë të moshuarit. 63% e grupmoshës nga 50-64 vjeç dhe 58% e asaj mbi 65 vjeç bien dakord me pohimin se jeta është shumë e komplikuar.
Nga të rinjtë e moshës nga 18-24 vjeç, 34% e shohin jetën të komplikuar, e dyta më e lartë në Evropë, pas bullgarëve (me 36%).
E lartë është përqindja e grupmoshës aktive në forcë pune që nuk shohin rrugë dalje. 47% e grupmoshës 25-34 vjeç dhe 54% e grupmoshës 35-49 vjeç pohojnë se nuk e gjejnë rrugën e tyre, një përqindje shumë më e lartë se shtetet e tjera të rajonit dhe mesatarja e BE-së.
Nga sondazhet e mëparshme rezulton se është pikërisht grupmosha e re, që ka një dëshirë të lartë për të emigruar. Sondazhi për Potencialet e Emigrimit i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert zbuloi se 52 % e popullsisë në grupmoshën 18-40 vjeç dëshiron të emigrojnë nga Shqipëria, me një rritje me 8 pikë përqindje në krahasim me 2007.
Vrojtimi i Fondacionit tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












