Shqipëria
Kryemadhi, e shqetësuar më largimin e rinisë nga Shqipëria
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e Shqipërisë, Monika Kryemadhi, është shprehur e shqetësuar për, siç ka thënë ajo, ikjen që po bëhet çdo ditë e më shumë, transmeton albinfo.ch.
Në një takim me strukturat e LRI-së, ajo tha se mijëra të rinj po largohen çdo ditë nga vendi. Ajo u shpreh se Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente.
“Mbi 9000 maturantë elitarë kanë kërkuar të ikin nga Shqipëria. Kjo është një fatkeqësi që na ka rënë, ka rënë një sëmundje e madhe dhe e rrezikshme, mungesa e besimit, mungesa e shpresës. Kemi shumë të rinj e të reja që duan të ikin, pa e kthyer kokën pas, ne nuk do të kemi më mjekë, juristë, mësues. Ju keni përballuar të gjithë protestat, në këtë hark kohor, që kur LSI ka dalë në opozitë. Jeni të rinj e energjikë. Nuk do ishte e mundur pa strukturën tuaj motivuese”, tha Kryemadhi.
Ajo për të gjitha këtë e ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














