Lajme
Maqedoninë e ka braktisur 10 për qind e popullatës
Sipas Eurostat, Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të emigracionit në Ballkan. Sipas Bankës Botërore, rreth 45 për qind e popullatës janë në emigracion
Vetëm brenda 15 viteve të fundit, më shumë se 230 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë braktisur vendin, që i bije rreth 10 për qind e popullsisë së përgjithshme. Këto të dhëna janë publikuar nga Shërbimi për statistikë i Bashkimit Evropian-Eurostat.
Sipas kësaj të fundit, nga viti 1998 deri 2011 nga Maqedonia janë larguar 230 mijë, duke migruar në vendet e BE-së, por dhe në vendet tjera të botës.
Megjithatë, bëhet e ditur se shifra e qytetarëve që kanë braktisur vendin është edhe më e lartë, për shkak se nuk dihet se sa qytetarë të Maqedonisë kanë të rregulluar qëndrimin në vendet e BE-së dhe se sa prej tyre ishin larguar nga ky vend pa dokumente personale dhe pa posedimin e shtetësisë, transmeton INA .
Numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë kanë të rregulluar qëndrimin në Itali, Gjermani, Austri dhe Slloveni, dhe më pas vijojnë shtetet e tjera evropiane.
Sipas Eurostat, nga viti 2002 deri 2008, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë kanë përfituar të drejtën e shtetësisë së vendeve evroperëndimore. Sipas të dhënave, rreth 5 mijë qytetarë për çdo vit kanë marrë shtetësinë e vendeve të BE-së.
Sipas Eurostat, Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të emigracionit nga vendet e Ballkanit. Sipas Bankës Botërore, rreth 45 për qind e popullatës së përgjithshme të Shqipërisë janë në emigracion dhe pas saj vijon Bosnjë – Hercegovina me 38,9 për qind
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













