Bota
Gjendet një sarkofag i lashtë në Turqi
Një sarkofag i lashtë romak është gjetur në rajonin turk të Egjeut, njoftuan zyrtarët lokalë. Zyrtarët në Muzeun e Arkeologjisë Nënujore të Kalasë së Bodrumit gjetën varrezën e periudhës së vonshme romake pas rrëshqitjes së dheut në qytet, pjesë e provincës turke Mugla, përgjatë bregdetit të Detit Egje.
Ekspertët nga Drejtoria e Muzeve dhe komuna kanë filluar të punojnë në zonë dhe po përpiqen ta përcaktojnë datën e saktë të sarkofagut dhe të mbledhin më shumë detaje, përcjell albinfo.ch.
Mbetjet e sarkofagut janë vënë nën mbrojtjen e zyrtarëve të Drejtorisë së Muzeve. Kalaja e Bodrumit u ndërtua nga Kalorësit e Shën Gjonit në shekullin XV.
Muzeu i Arkeologjisë Nënujore në afërsi përmban koleksione të amforave dhe gjësende antike të qelqit, bronzit, argjilës dhe hekurit, dhe thuhet se është muzeu më i madh i këtij lloji.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














