Kosova
Ditë zie në Kosovë për ish-presidentin amerikan George H. W. Bush
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë (5 dhjetor 2018), e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.
Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vendosur që me datë 5 dhjetor në gjitha institucionet arsimore para universitare, ora e parë t’i kushtohet raporteve të mira historike mes Kosovës dhe SHBA-së.
Ky vendim erdhi në nderim të jetës dhe veprës së ish presidentit të SHBA-ve, George H.W.Bush, i cili ndërroi jetë të shtunën.
Bush ishte angazhuar çdo herë për ngritjen e çështjes së Kosovës, në momente historike.
Ai gjithashtu bëri shumë në drejtim të forcimit të raporteve mes SHBA-ve dhe Kosovës, shkruan i pari i Arsimit në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime














