Lajme
“Guri për Paqe” vendoset në Prishtinë
“Guri për Paqe” i Prishtinës do të vendoset në Muzeun Kombëtar, ndërsa kosovarët me këtë rast do t’i bashkohen grupit të qyteteve që kanë nderuar viktimat e luftës
Në Prishtinë, sot zyrtarisht fillon Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, ndërsa në një ceremoni të veçantë do të vendoset “Guri për Paqe” , i cili simbolizon nderimin për të rënët në luftë. Aktivitetet e kësaj jave përcillen me shumë aktivitete kulturore, historike e shkencore.
“Guri për Paqe” i Prishtinës do të vendoset në Muzeun Kombëtar, ndërsa kosovarët me këtë rast do t’i bashkohen grupit të qyteteve që kanë nderuar viktimat e luftës, me hapësirën kushtuar tyre, me urime për një botë më paqësore.
Ky gjest simbolik është përcjell nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në të gjithë globin.
Në ceremoni, të pranishmëve do t’iu drejtohen presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Asociacionit “Guri për Paqe” i Hiroshimës, ëvendësministri i Kulturës dhe kryetari Prishtinës.
Sipas MPJ-së, Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur.
Sipas një komunikate lëshuar nga MPJ, mbi 300 mysafirë nga gati 50 shtete nga pesë kontinente do të qëndrojnë në Kosovë. Pas ceremonisë së Gurit për Paqe, më 23 maj do të bëhet inaugurimi i Monumentit të Holokaustit, ndërsa në fund të javës do të zhvillohet takimi i dhjetë jubilar i Grupit të Mëngjesit të Lutjeve në Evropës Juglindore
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












