Bota
Franca dhe Gjermania me propozim për qeveritë e BE-së që refuzojnë refugjatët
Franca dhe Gjermania kanë propozuar që qeveritë e Bashkimit Evropian që refuzojnë të pranojnë refugjatë mund të paguajnë për t’u përjashtuar nga sistemi i bllokut për shpërndarje të migrantëve.
Sipas një dokumenti që ka qarkulluar në mes të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel dhe është parë nga agjencia e lajmeve, Reuters, plani parasheh që pranimi i migrantëve të jetë sërish obligim për qeveritë e bllokut mirëpo përjashtime mund të bëhen nëse shtetet kanë “masa alternative të solidaritetit”, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Arritjet e migrantëve dhe refugjatëve nga Mesdheu janë nën 100,000 persona këtë vit sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mirëpo fluksi i vitit 2015 ka gjetur bllokun të papërgatitur dhe ka shtyrë qeveritë jugore dhe lindore të BE-së kundër migrimit.
Në dokument është thënë se Bashkimit Evropian i duhet një mekanizëm i duhur për të anashkaluar situatën në të cilën të gjitha qeveritë e BE-së do të kenë mundësi për të paguar përgjegjësitë e pranimit të këtyre personave.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ka thënë në muajin tetor se më shumë para për zhvillimin e Afrikës mund të jenë kompromis i pranueshëm për vendet e Evropës Lindore, të cilat kanë refuzuar të pranojnë migrantë kryesisht nga shtetet myslimane.
Gjermania, Franca dhe Holanda kanë kërkuar më parë solidaritet nga të gjitha vendet e BE-së, mirëpo tani duket se për ata është më e përshtatshme skema e pagesës që ka qenë pjesë e disa propozimeve të Komisionit Evropian më 2015.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













