Bota
Gjermania i vë Serbisë kusht ‘të pamundur’ për anëtarësim në BE
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, i ka dërguar një mesazh të qartë Serbisë, duke thënë se në qoftë se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Kjo, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, do të thotë që BE-ja pret që Beogradi të harmonizojë politikën e saj me Brukselin dhe të vendosë sanksione ndaj Moskës, përcjell Albinfo.ch.
Ky kusht, shkruajnë tutje mediat serbe, ngrit pyetjen – a munden kërkesat e BE-së të pengojnë marrëdhëniet miqësore dhe të detyrojnë Serbinë të heqë dorë nga aleati i saj Vladimir Putin?
“Pajtueshmëria me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së është për shumë vende kandidate çështje e komplikuar dhe komplekse, dhe në rastin e Serbisë do të thotë nevoja për të miratuar sanksione kundër Rusisë”, citohet të ketë thënë Schieb.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet kriminaliteti në Graubünden Kriminaliteti në kantonin Graubünden ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të policisë kantonale, janë... -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët












