Integrimi
Plaçkiti 3 milionë euro pa kurrfarë tollovie në një valixhe të thjeshtë
Për vjedhjen e vrazhdë të rreth 3 milionë eurove nga një kompani e sigurimit, Mira O. (54) do të duhet të vuajë tre vjet e katër muaj pas grilave, shkruan "Bild", përcjell Albinfo.ch
Megjithëse bukëpjekësja e kualifikuar, deri në fund nuk tregoi se ku fshihet “gjahu”, gjykatësi gjerman, Volker Büchs, ia shqiptoi një dënim të butë: Zyra e prokurorit bile kishte kërkuar pesë vite burg, për shkak të vjedhjes veçanërisht të rëndë!
Mira O. e kishte justifikuar aktin e saj me zhgënjimin për ngacmim në punë, informon Albinfo.ch.
Masat e dobëta të sigurisë në kompaninë “IWS Werkschutz”, veprimin ia kanë bërë edhe më të lehtë. Ajo thjesht doli me një valixhe në shpinë me paratë e plaçkitura.
Gjykatësi nuk supozoi se 54-vjeçarja e kishte planifikuar vjedhjen për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, ajo nuk kishte asnjë energji të veçantë kriminale gjatë ditës, për shembull, video kamerat e kompanisë së sigurimit nuk ishin fshehur më parë, informon më tej Albinfo.ch.
Ngjarja kishte ndodhur më 10 mars 2018, kur Mira O. plaçkiti tre milionë euro nga kompania “IWS Werkschutz” në Aschaffenburg dhe doli nga firma, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e papenguar, me një valixhe në shpinë të mbushur me tre milionë euro. Të hollat mungojnë edhe sot e kësaj dite, transmeton Albinfo.ch.
Mira ka pohuar se ka qenë në gjendje jo të mirë mentale dhe nuk mund të thoshte se ku janë të hollat. Vetëm kur kishte hipur në veturë e kishte kuptuar se kishte kryer një vepër të rëndë. “Në mëngjes shkova në polici dhe i thash oficerit se vodha para nga punëdhënësi im”, ka deklaruar Mira para trupit gjykues. Por, kujdestari policor nuk i kishte dhënë shumë rëndësi deklaratës së saj dhe vetëm e kishte shënuar në raport.
Pas kësaj, ngjarjet filluan të qartësohen. Mëngjesin e së hënës, nëpunësit e “IWS Werkschutz” vërejtën mungesa të mëdha të të hollave. Videoja ka treguar se si Mira O. valixhen e kishte mbushur deri në 30 pako me bankënota prej 200 dhe 500 eurosh.
Në ndërkohë kishte filluar kërkimi, duke përdorur edhe qenë nuhatës për të gjetur të hollat. Të martën, Mira O. arrestohet. Ajo ka pohuar se nuk ishte në gjendje të mirë psikike dhe nuk mund të thoshte se ku janë të hollat.
Por hetuesit vunë re se kundër Mira O. dhe bashkëshortit të saj, në vitin 2014 tashmë ekzistonte një dyshim për pastrim parash.
Bashkëshorti, duke vepruar si një tregtar makinash në Kosovë, kishte tërhequr gjysmë milioni euro para të gatshme nga shitja e shtëpisë së gruas së tij, por nuk donte të tregonte përse iu kanë dashur të hollat. Dy automjetet e tij (Mercedes E 250 dhe VW Touareg), për hetuesit gjermanë nuk kishin qasje, pasi ato gjendeshin në Zvicër dhe Kosovë.
E-Diaspora
-
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër Më 6 qershor 2026, në Bern të Zvicrës do të mbahet konferenca “Innovation & Leadership Conference... -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger
Jeta në Zvicër
-
Portieri i Kosovës konfirmon largimin nga skuadra italiane Sassuolo ka siguruar mbetjen në elitë, por 27-vjeçari thotë se do të largohet... -
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger














