Kosova
Shefi i NATO-s, sërish shpreh kundërshtimin për Ushtrinë e Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sërish ka shprehur kundërshtimin e tij për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Stoltenberg, përmes një deklarate ka thënë se vendimi i Kuvendit të Kosovës për të miratuar tri ligje për ushtrinë, vjen “në kohë të papërshtatshme”.
“Më vjen keq që ky vendim është marrë, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Përderisa transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, ne e kemi bërë të qartë se kjo lëvizje vjen në kohën të papërshtatshme”, ka thënë Stoltenberg, transmeton “REL”.
“NATO mbështet zhvillimin e FSK-së në mandatin aktual dhe me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut tani duhet të rishqyrtojë nivelin e përfshirjes së NATO-s me FSK-në”, ka thënë shefi i NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Stoltenberg i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të shmangin deklaratat të cilat, siç ka thënë ai, mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.
“Të gjitha palët duhet të sigurojnë se vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet të fokusohen në arritjen e përparimit në reforma dhe dialog. E ripërsëris thirrjen time drejtuar Prishtinës dhe Beogradit të që vazhdojnë të jenë të qetë dhe të përmbahen nga çdo deklaratë ose veprim që mund të çojë në përshkallëzim. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Prishtinës dhe Beogradit si zgjidhje e qëndrueshme politike për rajonin”, ka thënë Stoltenberg.
Shefi i NATO-s ka thënë se Aleanca do të vazhdojë që përmes trupave të KFOR-it të ofrojë ambient të sigurt të Kosovë dhe të sigurojë stabilitet në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit Autorë të panjohur u paraqitën si punonjës banke dhe ia morën pensionistit 80,000 franga zvicerane... -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë











