Maqedonia
Zaev: Tani nuk është koha për ushtrinë
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka të njejtin mendim sikur edhe NATO-ja sa i përket vendimit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë.
Zaev ka thënë se tani nuk është koha dhe se nuk ka duhen tensione të reja dhe se ballkani sipas tij nuk ka ndërmend të bëhet barut.
“Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është kështu – nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Edhe një herë, të mos harrojmë se Ballkani nuk e ka ndërmend të bëhet përsëri barut. Ju bëj apel kolegëve, kryeministrave, kryetarëve të shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre për shkak se obligimi ynë i përbashkët si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, që kemi aspirata të anëtarësimit në BE, është ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik, zhvillimi rajonal të rritet, të sigurojmë paqe të përjetshme, dhe të kemi integrim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev.
Ai kërkoi gjithashtu shqyrtimin e vendimit të institucioneve të Kosovës edhe sa i përket taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
“Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të rishqyrtohen, të kthehen prapa dhe ti respektojmë organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Zaev.
Por, ndryshe nga Zaev, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që është pjesë e koalicionit qeverisës, përmes një komunikate me shkrim ka uruar popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqes dhe stabilitetit për gjithë rajonit tonë me perspektivë euroatlantike, dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë Evropa juglindore, përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteteve demokratike perëndimore në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian” thuhet në komunikatën e kreut të BDI-së.
Ndaj deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev, ka reaguar partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët duke theskuar se “Kosovën pa ushtri e dëshiron vetëm se Serbia dhe Rusia” andaj edhe ka kërkuar nga kryeministri që të tërheq deklaratën dhe ti uroj Kosovës formimin e ushtrisë së saj.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale