Kosova
Komandanti i KFOR-it: Ushtria, në kohën e gabuar
Sipas tij, vendimi i autoriteteve kosovare për formimin e ushtrisë është marrë në kohë të gabuar
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Addario, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse stabiliteti i rajonit është i kërcënuar, shkruan “Pobjeda”.
Në një intervistë dhënë për mediat serbe, komandanti D’Addario ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovë është në përputhje me Rezolutën 1244, Rezolutë kjo që, sipas D’Addarios, ia mundëson KFOR-it që të përkujdeset për sigurinë e popullit në Kosovës. Dhe duke u bazuar në mandatin e KFOR-it, ai ka thënë se ky mision është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë kurdo që vihet në pikëpyetje stabiliteti i kësaj zone.
Në këtë intervistë, komandanti Lorenzo D’Addario ka folur edhe për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sipas tij, vendimi i autoriteteve kosovare për formimin e ushtrisë është marrë në kohë të gabuar, transmeton lajmi.net.
“Si komandant i misionit të KFOR-it në Kosovë, unë dua që të vazhdojë përpjekjet e paraardhësit të tim, duke përmbushur mandatin në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të krijuar një mjedis të sigurt, të qëndrueshme, paqësore dhe multietnike për të gjithë qytetarët në Kosovë. Kur mora detyrën e komandantit të 23-të të KFOR-it, ishte nderi më i madh i jetës sime profesionale dhe këtë post e kam kuptuar si një privilegj i madh. Motoja jonë, pra motoja e KFOR-it është “Përkushtim i vazhdueshëm”, dhe arsyeja e kësaj motoje ka qenë për të theksuar përpjekjet e 28 vendeve partnere të NATO-s. Në këtë frymë, motoja jonë i referohet vizionit të përbashkët, qëllimit të përbashkët dhe përqendrimit në të ardhmen e përbashkët”, deklaroi Lorenzo D’Addario, transmeton më tutje lajmi.net.
I pyetur në lidhje me themelimin e ushtrisë së Kosovës, Lorenzo D’Addario deklaroi se autoritetet e Kosovës e kanë marrë një vendim të tillë në kohë të gabuar.
“KFOR-i nuk është i përfshirë në politikë, por unë po i përsëris pikëpamjet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili tha se “Kosova në parim ka nevojë që të vendosë për tranzicionni e Forcave të Sigurisë së Kosovës, por në mënyrë të qartë kemi thënë se ky vendim vjen në kohën e gabuar”, deklaroi Lorenzo D’Addario.
Edhe pse D’Addario u pyet në lidhje me përkrahjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës për ushtrinë, ai tha se KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike dhe se roli i këtij misioni nuk ndryshon.
“KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike apo punën e qeverive. Sa për KFOR-in, ne nuk kemi ndryshuar rolin tonë. Prania e KFOR-it në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të thotë, do të vazhdojë me sigurimin e mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë dhe ne do të jemi të gatshëm për të ndërhyrë sa herë që vihet në pyetje stabilitetin e kësaj zone”, deklaroi tutje komandanti D’Addario, transmeton lajmi.net.
Në këtë intervistë i pari i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, ka thënë se KFOR-i mbetet i angazhuar për sigurimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë, si dhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














