Bota
Gjermania, e shqetësuar me garën e armëve bërthamore
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendosjes së raketave të reja bërthamore në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Evropës, theksoi në një intervistë për DPA.
Maas theksoi gjithashtu se ishte kundër prishjes së traktatit INF, të vitit 1987, që ndalonte këto armë në Evropë.
“Evropa nuk duhet në asnjë rrethanë të bëhet skenë e një debati për garën e armëve dhe vendosja e raketave të reja bërthamore do të përballet me rezistencë të gjerë në Gjermani”, theksoi Maas, transmeton “ATSH”.
Moska dhe Uashingtoni kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të traktatit të INF-së, përcjell albinfo.ch.
Një muaj më parë, presidenti rus Vladimir Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp foli rreth rrezikut në rritje të luftës bërthamore, duke thënë se “mund të çojë në vdekjen e gjithë qytetërimit dhe ndoshta edhe vetë planetit”.
“Armatimi bërthamor është sigurisht përgjigjja e gabuar dhe politika e viteve ’80 nuk ndihmon për t’iu përgjigjur pyetjeve të sotme”, shtoi Maas.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













