Bota
43,000 njerëz mbetën pa punë në Francë
Në Francë, rreth 43,000 njerëz mbetën pa punë për shkak të protestave të “xhaketave të verdha” që filluan më 17 nëntor.
Sipas Ministrisë së ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak të protestave të vazhdueshme.
Dëmet që i janë shkaktuar shtetit vlerësohen të jenë rreth 28 milion euro.
Gjatë protestës, 10 persona vdiqën dhe rreth 1,000 u plagosën ndërkaq u arrestuar rreth 4.340 njerëz.
Protestat antiqeveritare të “xhaketave të verdha” kanë ndikuar më së shumti në rënien e nivelit të rritjes ekonomike si dhe mungesën e sigurisë së bizneseve, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Lëvizja “xhaketat e verdha” mban emrin sipas xhaketave të sigurisë, të cilat duhet ti posedojnë të gjithë shoferët në Francë. Protestat filluan në mesin e nëntorit dhe u nxitën nga një rritje e tarifës për karburante.
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














