Kosova
Qeveria e Kosovës ka dhënë sqarim lidhur me hartimin e Draft Koncept Dokumentit për Lojërat e Fatit
Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka dhënë sqarim për opinionin publik lidhur me hartimin e Draft Koncept Dokumentit për Lojërat e Fatit.
Qeveria njofton se ky koncept dokument është propozuar nga Ministria e Financave është përpiluar duke u bazuar në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare, përcjell albinfo.ch
“Qeveria e Kosovës njofton se qëllimi parësor i këtij koncept dokumenti është të rregullohet fusha e Lojërave të Fatit, pasi që është vlerësuar se vetëm me këtë qasje ulet informaliteti për 50% dhe rriten të hyrat tatimore për 50% . Fusha e Lojërave të Fatit në disa raste ka rënë në kundërshtim me Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare, kështu duke i dhënë hapësirë ekonomisë joformale”.
Ndër të tjera në njoftimin e ekzekutivit thuhet se “Qeveria e Kosovës konsideron se viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik e si fokus të parë do të ketë luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.Koncept dokumenti ka për qëllim kontrollin e drejtpërdrejtë të kësaj fushe, duke rritur efikasitetin e inspektimeve dhe dënimeve”.
Koncept dokumenti propozon disa opsione të qasjes dhe këto do të analizohen nga ekspertë financiar dhe ata të krimeve ekonomike për të zgjedhur opsionin më të favorshëm për Kosovën.
Qëndrimet se kjo politikë e Qeverisë është për zgjerimin e kësaj fushe, janë të paqëndrueshme, tendencioze dhe nuk do të tolerohen. Agjendat e grupeve të interesit joformal nuk do ta ndalin luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, shkruan në njoftimin e Qeverisë së Kosovës përcjellë Klan Kosova.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet















