Kosova
13 vjeçari humb jetën në aksident trafiku, Haradinaj apelon për kujdes
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion.
Kjo për shkak të aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë.
Disa orë më parë në një aksident trafiku ka humbur jetën një 13 vjeçar në Skenderaj.
Pas këtij aksidenti, Haradinaj ka reaguar në Facebook.
“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranoj lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbim të rejat dhe të rinjtë tanë. Apeloj te çdo qytetar që këto ditë feste të mbani gëzim e lumturi e jo të shkaktoni dhimbje. Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut Artistja nga Kosova vazhdon të prezantohet me sukses në skenat muzikore të Gjermanisë, duke interpretuar kryevepra... -
SHBA
Nita Kaprollit, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster -
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare -
Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kryeson botën për numrin e ekspertëve të Inteligjencës Artificiale për banor Sipas raportit të vitit 2026 të publikuar nga Stanford Institute for Human-Centered Artificial Intelligence, Zvicra renditet... -
Zvicër: Banorët përplasen për gjelat, lopët dhe kamionin e qumështit -
Zvicër: Produktet për lënien e duhanit deri pesë herë më të shtrenjta se jashtë vendit -
Zvicër: Shtëpitë pranë bazave të F-35A do të pajisen me dritare izoluese ndaj zhurmës -
Zvicër: Homeopatia mbetet e mbuluar nga sigurimi bazë shëndetësor












