Integrimi
Pas 15 viteve kosovari përballet me skulpturën e tij si refugjat
Iu deshën më shumë se 3 mijë kilometra që të udhëtojë për në Suedi, për të vizituar një vend të veçantë për të.
Gjithë këto kilometra, për Gëzim Dervishin nuk ishin asgjë pasiqë përfundimisht pas 15 vjetësh, ai ka arritur të vizitojë përsëri vendin ku pas luftës në Kosovë, ishte shpërngulur si refugjat në qytetin Vasteras, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch
Gjashtë vjet më parë, Gëzimi i cili është nga një fshat i komunës së Drenasit, u bë figurë e një skulpture e cila paraqet përjetimet e një fëmije gjatë luftës.
”Mendova që isha në ëndërr!”, thotë ai.
”Nuk e besoja dot që gjendesha para një skulpture, figurë e imja që deri dje ka qenë e pamundur ta vizitoja për shkak të mungesës së vizës”, shprehet Dervishi për klankosova.tv.
Statuja e Gëzim Dervishit ishte ngritur nga një skulptor suedez gjatë kohës kur për shkak të torturës nga forcat serbe në Kosovë, ai si fëmijë ishte vendosur në qytetin e Vasterasit bashkë me familjen e tij.
Pas 15 vitesh, kosovari qëndroi përballë vetes së tij, por kësaj here si një i rritur ndonëse para tij qëndronte skulptura me fytyrën e tij të pikëlluar me dy duart në faqe.
”Pas 15 vjetësh arrita prapë ta vizitojë shtetin e Suedisë. Po e vizitoja statujën time e këtë e mundësuan ndihma e bashkatëdhetarëve”.
Historia me kosovarin nga Drenica, Gëzim Dervishin, kishte nisur në vitin 2002 kur regjisori suedez, Knutte Wester ishte zhvendosur me studion e tij nga veriu i Suedisë në një nga kampet e refugjateve në pjesën qendrore të Suedisë.
Asokohe, Gëzim Dervishi tetëvjeçar e vizitonte çdo ditë studion e artistit suedez, derisa përjetimet e tij gjatë luftës në Kosovë ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester.
Dokumentari i realizuar për Gëzimin, ”Gëzim Remind”, është dokumentar i suksesshëm dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi.
Ai deklaroi për klankosova.tv se kishte kohë të gjatë që kishte ëndërruar këtë moment kur do ta vizitonte qytetin suedez përsëri ndërsa tregon edhe për momentet kur e pa përsëri statujën e tij, përcjell albinfo.ch
”Ishin ndjenja të përziera!”.
”Kujtoja ditët e fundit të qëndrimit në Suedi dhe mospranimi i dokumentacionit për të qëndruar në Suedi poashtu”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit













