Lajme
Papunësia te të rinjtë mbi 60 për qind
Rinia kosovare mund të jetë faktor i prishjes së paqes dhe zhvillimit ekonomik
Kjo mund të ndodhë për shkak të shkallës së lartë të papunësisë dhe mungesës së perspektivës, madje, edhe pas përfundimit të studimeve, thonë ekspertët e ekonomisë në Kosovë.
Sipas shifrave zyrtare, llogaritet se mbi 60 për qind e popullsisë e moshës 15- 24 vjeç, është e papunë.
Çështja e papunësisë te të rinjtë për Evropën Juglindore përmendet edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore, ku thuhet se mesatarja e papunësisë në rajon për vitin e kaluar, ishte 22.8 për qind, dyfish më e lartë se në vendet e Bashkimit Evropian ku papunësia te të rinjtë llogaritet të jetë 11.2 për qind.
Ndërsa, kur flitet për Kosovën në këtë raport, edhe pse nuk publikohet ndonjë shifër, por citohet se në disa vende me papunësi të lartë rinore, siç është Kosova, rritja e numrit të të rinjve ushtron presion mbi punësimin dhe të ardhurat.
Në anën tjetër, udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, Ibrahim Rexhepi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ngecja e zhvillimit ekonomik, mungesa e investimeve, cilësia jo e duhur si në universitete publike, ashtu edhe në ato private janë arsye e shkallës së lartë të papunësisë në vend.
Kjo situatë ngarkohet edhe më tepër nga vetë struktura demografike, sipas Rexhepit, ku thotë se 70 për qind paraqitet si fuqi e aftë për punë, ndërsa mbi 25 mijë të rinj hyjnë çdo vit në tregun e punës.
Kosova është një nga vendet me popullsi të re jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.
Për këtë, shumë kosovarë të rinj, mundohen t’i “shpëtojnë” situatës ndërmjet migracionit në shtetet perëndimore, disa shumicën e kohës e kalojnë në kafene ose me aktivitete tjera.
Ndërsa, një përqindje e të rinjve futen në partitë politike, jo nga besimi, por vetëm për të siguruar një vend pune.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian















