Futboll
Granit Xhaka personi më me ndikim në sportin zviceran
Futbollisti shqiptat Granit Xhaka, është cilësuar person me ndikim në sportin e Zvicrës.
Kështu shkruan gazeta zvicerane Waston.ch.
Në një listim të 50 personave më të fuqishëm në Sportin e Zvicrës, në krye të saj qëndron Xhaka.
“Xhaka përveç që e shfaq veten duke luajtur, me karakterin dhe punën e tij në vitin 2018, ai ka qenë vendimtar me sjelljen humane në futbollin zviceran”, ka shkruar portali Watson.ch.
Disa nga arsyet se pse Xhaka qëndron në pozitën e një personi të fuqishëm gazeta ka përmendur ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi.
Në të njëjtën ndeshje Xhaka shënon golin e barazimit,dhe më pas e ka festuar me simbolin e shqiponjës, përcjell Albinfo.ch.
“Këtë veprim e bënë më pas edhe Shaqiri e Lichtsteineri, por me pasoja u mor vetëm Xhaka, që hapi një debat të madh. Domethënia e vërtetë e Shqiponjës dykrenore nuk dihet nëse ishte menduar politikisht apo një formë gëzimi. Por e vërteta është se Xhaka e dridh futbollin zviceran”, thuhet në shkrim, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Watson.ch, gjesti i Xhakës bëri që Zvicra të përfshihet në një debat që kishte të bëntr me dyshtetësinë në vend.
E gjithë kjo teme ishte nxitur edhe nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Miescher.
Sekretari dha dorëheqje pas deklaratave për deklarimin e futbollistëve të Zvicrës për vetëm një shtetësi.
“Ndikimi i Granit Xhakës në sportin e Zvicrës është i padiskutueshëm. Ndoshta ai i ka dhënë një mësim të vogël edhe botës. Që nga simboli i shqiponjës, apo në gjuhën zvicerane ‘Doppeladler’, në Botërorin e Futbollit, vështirë se dikush do të pretendojë seriozisht, se sporti nuk ka të bëjë fare me politikën”, thuhet në portalin zviceran, përcjell Albinfo.ch.
Në mes të 50 sportistve të fuqishëm dhe në të njëjtën listë hyn edhe futbollisti tjetër shqiptar Xherdan Shaqiri.
Ai në këtë listë radhitet i 14-i me radhë.
Edhe vëllai i Shaqirit, Erdin Shaqiri ishte i përfshirë, në vendin e 24-të.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global
Jeta në Zvicër
-
Moutier: Afati i fundit për ndërrimin falas të targave të Bernës me ato të Jura-s Në Moutier kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për të bërë falas ndërrimin e targave të... -
Zvicra nga viti 2028 me platformë digjitale për AVS dhe AI -
Fund i një epoke: SWISS ndalon shitjet “duty-free” në avionë -
Zvicra synon lehtësimin e aksesit në pilulën e emergjencës -
BE mbështet reformën për përfitimet e papunësisë për punëtorët ndërkufitarë, kosto shtesë të mundshme për Zvicrën














