Kosova
Studentët në Kosovë do të protestojnë për liberalizimin e vizave
Mos heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit që nuk e gëzon këtë të drejtë në rajon, ka shtyrë Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës që të organizojë sërish një protestë për datën 10 janar.
Në një konferencë për media, Arben Elshani, kryetar i Parlamentit Studentor, tha se synojnë që marshit për liberalizimin e vizave të enjten duke filluar nga ora 12.00, t’i bashkëngjiten shumë qytetarë.
Ai porositi Bashkimin Evropian që të reflektojnë ndaj kërkesave të kosovarëve, e veçanërisht të studentëve për liberalizimin e vizave.
Ndërsa, Jehona Gashi, kryetare e Këshillit studentor në Fakultetin e Filologjisë, tha se në marshin protestues për viza duhet të bashkohen të gjithë qytetarët, shkruajn mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Kosova ka arritur të marrë rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, ku më pastaj Parlamenti Evropian kishte aprovuar rekomandimin për vizat. Mirëpo, çështja e vizave nuk ka arritur të futet në agjendën e Këshillit të Ministrave të BE-së.
Pavarësisht përmbushjes së 95 kritereve të kërkuara nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe demarkacionin me Malin e Zi, komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, si datë kur potencialisht mund të hiqen vizat, ka dhënë vitin 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?













