E-Diaspora
Arrestohet shtetasi i Kosovës për vrasje në aeroportin italian
Një shqiptar është arrestuar në Itali për llogari të autoriteteve shqiptare sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie nën akuzën e vrasjes.
Mediat italiane raportojnë se 37-vjeçari kishte shkuar me pushime në Stamboll për një javë dhe në momentet që ka zbritur në aeroport, policia italiane ka ushtruar kontroll rutinë ndaj tij mëngjesin e së dielës, transmeton TCH.
Shqiptari pritej në aeroport nga bashkëshortja e tij italiane. Çifti jetonte në Itali prej 11 vjetësh me dokumente të rregullta. Agjentët i kanë kërkuar atij një kontroll normal, siç bëhet me të gjithë pasagjerët që vijnë nga Turqia. Në këto momente, ai i ka dorëzuar një dokument që e identifikonte si shtetasin A.H., 38 vjeç, me shtetësi kosovare, por pas kontrollit të detajuar u shfaqën identitete të tjera që ai i kishte ndërruar ndër vite. Në një prej emrave që ai kishte patur më parë, rezultonte si një person i kërkuar nga Interpoli, përcjell albinfo.ch.
Policia e çoi në komisariatin e aeroportit dhe i morën shenjat e gishtërinjve: baza e të dhënave siguroi një emër, moshë dhe shtetësi të ndryshme. Në fakt u zbulua se bëhej fjalë për shtetasin K. D., 37 vjeç me origjinë shqiptare. Ai kërkohej nga Interpol që prej vitit 2004 dhe se në bitin 2008, Gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, raporton gazetarja e “Shqip”, Silvana Muça.
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s















