Bota
Malta arrin marrëveshje me disa vende të BE-së për migrantët
Malta ka arritur marrëveshje me tetë shtete të Bashkimit Evropian që të pranojë 49 migrantë që kanë qëndruar për javë të tëra në det.
Kryeministri i këtij shteti ka përmendur të ketë arritur pajtueshmëri me Gjermaninë, Francën, Portugalinë, Irlandën, Rumaninë, Luksemburgun, Holandën dhe Italinë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Sipas paktit, 49 migrantë që kanë qëndruar nëpër anije të organizatave bamirëse tani mund të zbarkojnë në Maltë.
Kjo marrëveshje ka përcaktuar edhe fatin e 249 migrantëve të shpëtuar në këtë vend.
Më 22 dhjetor, 32 persona janë shpëtuar nga Libia nga anijet holandeze, të cilat udhëheqen nga një grup humanitar i Gjermanisë, derisa një tjetër anije e drejtuar ka shpëtuar 17 persona më 29 dhjetor.
Sipas raportimeve të mediave, situata veçse është përshkallëzuar nëpër anije për shkak të mungesave të ushqimit dhe ujit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë vikendit, Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të tregojnë “solidaritet konkret” dhe t’iu ofrojnë migrantëve “port të sigurt”.
Muscat ka mirëpritur shfaqjen e “solidaritet dhe mirëkuptimit” të treguar nga kombet e Bashkimit Evropian dhe ka thënë se transferimi i migrantëve në tetë shtetet tjera do të fillojë sa më shpejt që është e mundur.
Presioni për të pranuar migrantë në Maltë është rritur pasi Qeveria populliste e Italisë ka ndaluar ankorimin e shumicës së anijeve në portet e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












