Kosova
Komisioni Evropian do të hetojë rritjen e çmimit të naftës në Kosovë
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka njoftuar se në javën e ardhshme do të ndihmohet nga ekspertë nga Komisioni Evropian lidhur me pretendimet se në Kosovë është krijuar një kartel i ndërmarrjeve që kanë mbajtur lart çmimin e naftës, shkruan Koha. net, përcjell albinfo.ch.
Valon Prestreshi, drejtor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka thënë se tashmë kanë “të gjitha informatat relevante nga institucionet përkatëse rreth shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, mediat dhe shoqëria në përgjithësi rreth pretendimeve të tyre rreth një karteli potencial të ndërmarrjeve të cilat afarojnë me derivate të naftës”.
“Këto informata janë duke u përpunuar me shumë kujdes nga hetuesit tanë, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, gjithashtu nga java e ardhshme do të marrim ndihmë edhe nga ekspertët e Komisionit Evropian, ku ne si Autoritet jemi përfitues të projektit IPA, dhe gjatë javëve në vijim Autoriteti do të dal me raportin përfundimtar”, ka njoftuar ai.
AKK po ashtu ka njoftuar për Programin e Lehtërisave, Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, përkatësisht nenin 60 që parasheh se mund të lirohet ose zvogëlohet masa ndëshkuese të ndërmarrjeve nëse ato: “Me qëllim të zbulimit të shkeljeve më të rënda të këtij ligji, Autoriteti mund të liroj nga masa ndëshkuese atë pjesëmarrës në marrëveshjet e ndaluara horizontale -kartel i cili i pari e njofton Autoritetin për kartelin dhe i ofron të dhëna, fakte dhe prova të cilat i mundësojnë fillimin e procedurës ose pjesëmarrësit të parë në kartelë e cila Autoritetit i ofron prova që mundësojnë konstatimin e shkeljes së këtij ligji, në rastet kur Autoriteti ka filluar procedurën, mirëpo nuk ka pasur fakte të mjaftueshme për përfundimin e saj ose konfirmimit të kartelit”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













