Kosova
Kosovë: Ministri i Jashtëm flet për tërheqjen e taksës ndaj Serbisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se duhet të analizohet vendimi për taksën.
Në një intervistë për RTK-në, Pacolli ka folur rreth kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e vendimit për taksën ndaj Serbisë.
Sipas Pacollit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk do të veprojë kundër SHBA-së.
“Do të doja që në mënyrë të qetë dhe pa e ofenduar askënd dhe pa shkuar kundër interesave edhe të miqve tanë, ta analizojmë mirë dhe të shikojmë. Unë nuk besoj që kryeministri Haradinaj do të bënte një veprim që shkon kundër interesave të Amerikës. Ne do të bisedojmë pse kjo taksë është vendosur dhe Serbia duhet të kushtëzohet”, ka thënë Pacolli.
Pacolli tutje tha edhe se njohja nga ana e Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por kërkoi që produktet serbe të bojkotohen nga ana e shqiptarëve.
“E di që Haradinaj ka thënë se kur të ketë njohje nga Serbia, atëherë do ta heqim taksën. Deri te njohja duhet shumë punë, dhe kemi ardhur në një moment që Serbia e kushtëzon vazhdimin e dialogut me taksën. Do të doja që qytetarët të ishin ata që nuk i blejnë prodhimet serbe, mirëpo qeveria e ka marrë përsipër një punë të mundimshme dhe patate të nxehtë”, deklaroi Behgjet Pacolli.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, reagon Ambasadori i Shqipërisë Në mbrëmjen e së premtes së shkuar, në Gjenevë është dëmtuar busti i heroit kombëtar, Skënderbeut....
-
Kantoni i Cyrihut merr masa kundër antisemitizmit
-
Mbi katër mijë milionerë në Zvicër
-
Drejt fundit të tarifës së dyfishtë të energjisë elektrike: përshtatja dhe ndryshimet në konsumin e energjisë
-
Mostransparencë e plotë në marrëveshjet mes siguruesve dhe spitaleve private