Kosova
A do të njihet Kosova nga Ruanda?
Pavarësisht që Ruanda nuk e ka njohur Kosovën, ky shtet afrikan në asnjë moment nuk ka ngurruar ta mbështesë Kosovën aty ku ka mundur.
Rasti i fundit ishte edhe vota pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, udhëtoi për në Ruandë si mysafir në Lutjet e Mëngjesit, organizim që synon ta afrojë politikën më afër besimit në Zot, derisa organizohet në një shtet ku diversifikohen besimet dhe etnitë e ndryshme.
Aty, Kosova bashkë me shtetet e tjera, u trajtua e barabartë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës u takua edhe me presidentin Paul Kagame, rebelin e dikurshëm të shndërruar në një lider të pakontestueshëm të vendit.
Pacolli për Info Magazine të Klan Kosovës nga Ruanda tregoi se çfarë premtime mori nga presidenti i Ruandës, përcjell albinfo.ch.
“Më është thënë decidivisht se një njohje është vetëm formalitet për arsye se Ruanda e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet. Është shumë e vërtetë që Ruanda ndërkombëtarisht na ka mbështetur në çdo vend”.
“Vetë presidenti thotë se njohja është vetëm një akt formal, të cilin ne do ta përfundojmë së shpejti. Kam insistuar që njohja të bëhet në këtë ditë madhështore për Ruandën [Lutjet e Mëngjesit], por presidenti tha se do ta bëjë këtë gjë, me shumë vullnet dhe pa presion nga të tjerat palë”.
Një njohje e Ruandës do të thoshte shumë për Kosovën pasi ky shtet afrikan ka ndikim të jashtëzakonshëm në të gjitha shtetet përreth.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Pacolli.
“Ne gjendemi në mesin e shteteve përreth që nuk e kanë njohur ende Kosovën, shtetet e SADEK-ut, shtete me rëndësi të Afrikës, shtete të mëdha që kanë institucione të qëndrueshme”.
“Nga ardhja ime në post të Ministrit të Punëve të Jashtme kam qenë katër herë në këtë rajon, kam vizituar të gjitha shtetet dhe jam duke punuar me këto shtete. Nuk do të jap detaje për arsye të njohura, por jam i bindur se kemi ecur përpara”.
“Nëse do të arrijmë që të kemi njohjen e parë, pas saj do të vijnë edhe shumë njohje të tjera sepse këto shtete koordinohen dhe bashkëpunojnë mes vete”.
Vizita e Pacollit në këtë zonë të rëndësishme të Afrikës është realizuar edhe për një arsye tjetër konkrete.
Kjo pas ofensivës së Serbisë për të revokuar njohjet që 114 shtetet e ndryshme të botës ia kishin bërë Kosovës që nga 17 shkurti i vitit 2008, shkruan KK, përcjell albinfo.ch.
Madje edhe dialogu që synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është përdorur si instrument nga ana e diplomacisë serbe.
“Është një moment kur serbët kanë dërguar shumë letra dhe u kanë thënë praktikisht të gjitha shteteve se çdo lëvizje në drejtim të njohjes është interferim në fazën finale të dialogut”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor













