Autotech
Teknologjia s’ka limite, mendohet për aeroplanin pa pilot
Piloti automatik që nget aeroplanin tani nuk është më një risi, sfida e ardhshme për prodhuesit është që të sjellin inteligjencën artificiale për të pilotuar avionët e tyre.
“Kjo është ajo që po shohim, inteligjenca artificiale, për të çliruar pilotët nga detyrat më të parëndësishme dhe të përsëritura”, theksoi zyrtarja e Teknologjisë në kompaninë “Airbus”, Grazia Vittadini.
Kjo do të sillte përfitime pasi avionët me pilotim autonom, sepse do të kishte një reduktim të kostove dhe më pak lodhje për pilotët e kualifikuar, transmeton “ATSH”.
Por sfida më e madhe për prodhuesit si “Airbus” është të bindë rregullatorët që të miratojnë këtë teknologji, përcjell albinfo.ch.
“Inteligjenca Artificiale është një sfidë e vështirë për ne, veçanërisht kur arrijmë në çastin e certifikimit të produktit”, thotë Vittadini.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












