Kosova
Presidenti i Kosovës udhëton për në Davos të Zvicrës
Ky forum çdo vit mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku bashkë me liderë nga mbarë bota do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, njofton zyra për informim të Presidencës.
Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës për të thelluar marrëdhëniet bilaterale, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojë përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën. Ky forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj.
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët paralajmërojnë: Kufizimi i emigracionit mund të shkaktojë mungesë të fuqisë punëtore në Zvicër Sipas një propozimi të ri, vetëm 40 mijë qytetarë të BE-së do të lejoheshin të punonin... -
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit















