Bota
Twitter dhe shpërndarja e lajmeve të rreme
Një studim i ri arrin në përfundimin se pjesa dërrmuese e lajmeve të rreme në Tweeter gjatë vitit 2016 u përhap nga një numër tepër i vogël përdoruesish. Studimi konkludon gjithashtu se konservatorët dhe të moshuarit ishin ata që ndanë më shumë informacione të rreme.
Shkencëtarët analizuan më shumë se 16,000 llogari Twitteri në SHBA dhe zbuluan se vetëm 16 prej tyre, ose më pak se 0,01 për qind, ishin përhapësit e rreth 80 për qind të keqinformimit të maskuar si lajm, sipas një studimi të publikuar të enjten në revistën “Science”.
Rreth 99 për qind e përdoruesve të Twitterit nuk shpërndanë thuajse asnjë informacion të rremë në pjesën më të nxehtë të vitit zgjedhor, tha David Lazer, njëri ndër autorët e studimit, profesor i politikës dhe shkencave kompjuterike në Northeastern University, shkruan voa, përcjell albinfo.ch.
Përhapja e informacioneve të rreme, tha ai, ndodh në një cep mjaft të vogël të Twitterit.
Të paktë nuk janë vetëm njerëzit që e përhapin këtë lloj informacioni, por edhe ata që e konsumojnë atë, pavarësisht faktit se ekziston një përpjekje e organizuar për ta futur atë në sistem, tha studiuesi Lazer.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













