Lajme
Posta dhe AZHB marrëveshje për stimulimin e bujqësisë
Të gjitha llojet e informatave do të përcilletn tek fermerët përmes Postës së Kosovës dhe për kryerjen e këtij shërbimi do të ketë konfirmim me shkrim për AZhB-në
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) do të shfrytëzojë edhe shërbimet e Postës së Kosovës Sh.A për të komunikuar me fermerët kosovarë.
Të gjitha llojet e informatave do të përcilletn tek fermerët përmes Postës së Kosovës dhe për kryerjen e këtij shërbimi do të ketë konfirmim me shkrim për AZhB-në, thuhet në një komunikatë për medie të dërguar nga Posta e Kosovës.
Marrëveshja për këtë shërbim postar është nënshkruar të hënën në Prishtinë mes kryeshefit ekzekutiv të PK-së, Sejdi Hoxha dhe kryeshefit ekzekutiv të AZhB-së, Elhami Hajdari.
“Kjo është e dobishme për fermerët, por edhe për Agjencinë. Fermerët do të informohen me kohë për gjithçka dhe kjo është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin mes AZhB-së dhe fermerëve”, ka thënë Hajdari.
Ndërkaq, kryeshefi i Postës është shprehur i kënaqur që përmes shërbimeve postare po përfitojnë institucione të ndryshme dhe klientët e tyre.
“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjitha kompanitë publike dhe private si dhe për secilin qytetar të Kosovës”, ka thënë Hoxha, thuhet veç tjerash në komunikatë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












