Futboll
Të dielën në Bazel mbahet turnir në Futsal, organizuar nga FC Dardania
Për herë të katërt me radhë, klubi i futbollit Dardania të dielën në Bazel e organizon turneun e 4-t me radhë në Futsal, njofton albinfo.ch.
Turneu do të mbahet të dielën, më 27 janar, këtë fundjavë.
“Do të zhvillohet modeli i lojës 5+1. Janë regjistruar 25 ekipe dhe do të zhvillohen mbi 40-të ndeshje. Për tri vendet e para do të ndahen çmime. Vendit të parë do t’i ndahen 1000 Fr, vendit të dytë 500 Fr dhe vendit të tretë 300 Fr. Do të vlerësohet edhe ekipi më FairPlay. Lojtarit më të mirë do t’i ndahet triko nga lojtari i Liverpool-it, Xherdan Shaqirit, ndërsa portierit më të mirë, triko nga portieri i Liverpool-it, Alisson Becker-i”, thotë Besim Bublica nga ekipi i FC Dardanisë së Bazelit.
Ndeshjet do të luhen në Rankhofhalle, në Grenzacherstrasse 405, 4058 Basel.
Këtë turne nga afër do ta ndjekë edhe ekipi i albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













