Integrimi
VIDEO: Kosovarët “shpëtojnë” përkujdesjen gjermane
Përderisa në Gjermani sundon mungesa akute e personelit përkujdesës, shumë infermierë në Kosovë nuk po mund të gjejnë punë.
Për shkak se vetë ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë, ata investojnë shumë para për një shkollim në gjuhën gjermane.
Në një reportazh të Televizionit gjerman N-TV, mund të ndiqni se si infermierët kosovarë trajnohen në Kosovë për një vend pune në Gjermani. Një punë e tillë, për Elmedinën 20-vjeçare, është shumë atraktive.
“Dua të shkoj në Gjermani, pasi vendi im nuk më ofron diçka të mjaftueshme për një jetë dinjitoze”, deklaron Elmedina për N-TV, përcjell Albinfo.ch.
Në Kosovë jo vetëm për infermierët që është e vështirë të gjendet ndonjë punë, por 35 për qind e popullatës janë të papunë. Sidomos, të rinjtë këtu nuk shohin ndonjë perspektivë.
Akademia gjermane e infermierëve për çdo vit trajnon rreth 70 inferimerë, të cilët për çdo muaj paguajnë nga 140 euro për trajnimin e tyre, që për në Kosovë janë para të mëdha. Për më tepër, mund ta ndiqni reportazhin në fjalë, në vegzën në vijim:
https://www.n-tv.de/mediathek/sendungen/auslandsreport/Kosovaren-retten-deutsche-Pflege-article20826951.html
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit













