Kosova
Është nënshkruar marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Maqedonisë
Sot është nënshkruar marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, raporton RTKlive.
Mustafa, tha se kjo është një mundësi e mirë për të rritu besueshmërinë ndaj dokumenteve në dy vendet.
“Kjo do të lehtësojë punën e qytetarëve në dy vendet. Lidhjet mes Kosovës dhe Maqedonisë janë shumë të mëdha”, tha Mustafa, përcjell albinfo.ch.
Kurse Spasovski, deklaroi se me këtë marrëveshje është rrumbullakësuar puna mes dy vendeve. “Ky proces ka filluar shumë kohë përpara”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?














