Lajme
Kosova ka pasaportat më të sigurta në botë
Sipas informatës së lëshuar nga kompania Infineon, pasaportat e deritanishme ishin të pajisura me sistemin BAC, ndërsa tani do pajisen me chipat SAC
Kompania “Infineon” e cila merret me prodhimin e pasaportave elektronike kosovare ka informuar se nga viti 2014 do prodhojë pasaportat më të sigurta në botë. Kjo kompani e cila ka fituar para disa muajsh tenderin për prodhimin e pasaportave kosovare, jep garanca maksimale për sigurinë e tyre.
Sipas informatës së lëshuar nga vetë Infineon, pasaportat e deritanishme ishin të pajisura me sistemin BAC ( Basic System Control), ndërsa tani pasaportat e Kosovës do pajisen me chipat SAC (Supplemental Acces Control).
Systemi SAC është i njëjti sikur edhe vetë BAC, mirëpo SAC deshifron të dhënat në Chip me një alogaritëm i cili nuk mund të thyhet në asnjë mënyrë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Sipas Infineon, mundësia për të manipuluar këtë chip apo për të bërë një duplikat është e pamundur. Ky sistem i ri i programimit i takon familjes e produkteve “Integrity Guard” zhvilluar nga kompania “Giesecke & Devrient” e cila ka marre kontratën për shtypjen e pasaportave kosovare.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














