Bota
Mashtrimi me certifikatat e infermierëve në Bosnjë e Hercegovinë, shkakton reagime
Hapi i parë drejt certifikatës është një bisedë telefonike. “Kam një ofertë për një punë në Gjermani, tani do të doja të dija se sa do të zgjasë. Vërtetimin e dua në mes të janarit.” Kjo është kërkesa e një vajze të re në kontakt me persona që shesin certifikata. Në të vërtetë, vajza është një gazetare investigative e gazetës online nga Sarajeva “Journal”. Pas disa takimesh me persona kontakti, gazetarja e re arriti brenda 17 ditësh të marrë një çertifikatë, në të cilën asaj i vërtetohet një ndërrim i drejtimit të shkollimit si infermiere. Kostoja e kësaj çertifikate 1.250 euro. Një certifikatë origjinale me letër dhe vulë nga një institucion ekzistues i shkollimit profesional. Për këtë ajo duhej të paktën të vizitonte një vit kurset.
Gazetari i Journal, Avdo Avdiq thotë se “prej vitesh opinioni publik në Bosnjë e Hercegovinë e di pak a shumë, që mund të sigurosh certifikata kualifkimi profesional në këtë mënyrë. Por me sa duket mungonte dikush që guxonte ta bënte këtë. Me këtë fushatë, gazetarët investigativë boshnjakë donin të tërhiqnin vëmendjen për një problem masiv në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas informacionit tonë, thotë gazetari Avdo Avdiç janë në qarkullim 5.000 certifikata të tilla të falsifikuara, jo vetëm për personel mjekësor, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Reagime të forta
Investigimi i gazetarëve boshnjakë shkaktoi valë të mëdha reagimi në Bosnjë e Hercegovinë. Pasojat nuk vonuan: Kështu do të kontrollohen të gjitha diplomat arsimore të të gjithë parlamentit. Sipas drejtuesit të administratës së parlamentit, Kenan Vehabovic pritet vetëm drita jeshile e entit për mbrojtjen e të dhënave. “Presim që shumë shpejt të kemi pozicinimin e entit për mbrojtjen e të dhënave që të fillojmë me verifikimin”.
Gazetari Avdo Avdiç është kritik dhe thotë, se ky hap nuk do të sjellë gjë, kështu mund të identifikohen vetëm certifikatat e fallsifikuara, por jo certifikata origjinale të blera. Këtu duhet të zbulohen mekanizmat e mashtrimit dhe të ketë ndjekje penale. Por prokuroria nuk ndërmerr gati asgjë, thekson Avdic. “Kur patëm idenë për këtë histori, fillimisht bëmë disa hulumtime. Kur i kishim mbledhur të gjitha dokumentet e duhura, arritëm në përfundimin, se ato i ishin dorëzuar prokurorisë që në shtator. Ajo duhej të kishte filluar ndërkohë hetimet.
Qendra gjermane të informuara ndërkohë
Sipas Raportit të Migrimit të publikuar së fundmi në vitin 2016 dhe 2017 më shumë se 50.000 qytetarë nga Bosnjë e Hercegovina kanë emigruar në Gjermani. Shumë prej tyre kanë gjetur në punë në profesionet, ku ka mungesë të fuqisë punëtore, përfshirë këtu edhe shëndetësinë. Certifikatat duhet të njihen në Gjermani, përgjegjëse për këtë janë landet përkatëse. Në raste të paqarta pyetet Qendra për Diplomat e Huaja e Konferencës së Ministrave gjermanë të Kulturës (kultura në Gjermani është çështje e landeve). Me kërkesë të landeve ajo verifikon dhe jep ekspertiza për certifikata të lëshuara në institucionet e huaja. E pyetur nga Zyra e Europës Juglindore të ARD-së, kjo qendër përgjigjet se rastet e certifikatave nga Bosnjë e Hercegovina janë të njohura, qendrat e landeve janë informuar për këtë.
Avdo Adviç thotë se do të jetë e vështirë t’i jepte fund këtij mashtrimi, për sa kohë nuk janë zbuluar e hetuar mekanizmat e mashtrimit në Bosnjë. “Deri sa të bëhet kjo gjermanët nuk kanë ç’të bëjnë tjetër veçse të mënjanojnë forcat punëtore nga Bosnja, nëse nuk duan që mekanikët të trajtojnë të sëmurët, ata duhet të pengojnë që persona të tillë të hyjnë në sistem.”
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?















