Lajme
Grafite serbe në Ambasadën e Kosovës në Suedi
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme e dënon dëmtimin e pllakës së Ambasadës së Kosovës në Suedi, duke e konsideruar si akt vandal ndaj Kosovës
Persona të panjohur e kanë dëmtuar pllakën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm të Suedisë. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë natës së kaluar person të panjohur për policinë kanë shkruar grafite serbe mbi pllakën e ambasadës kosovare.
Zyrtarët e ambasadës thuhet se kanë njoftuar policinë suedeze për këtë vandalizëm. Në njoftim nuk ilustrohet dëmtimi dhe as nuk jepen detaje tjera për dëmtimin e pretenduar.
Menjëherë pas këtij akti ka reaguar Ministria kosovare e Punëve të Jashtme duke e konsideruar si akt vandal ndaj Republikës së Kosovës.
“MPJ e dënon këtë akt vandalizmi kundër simboleve të Ambasadës së Kosovës në Suedi, duke shprehur përkushtimin e plotë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, për të qenë në shërbim të plotë të misionit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet”, thuhet në reagim.
Ndryshe, sipas zyrtarëve të Ambasadës, dëmtimi është bërë me mjete të forta, me ç’rast mbi pllakën e Ambasadës së Kosovës janë shkarravitur simbole serbe.
Autoritetet suedeze kanë ekzaminuar dëmtimin dhe kanë marrë një deklaratë gojore në vendin e ngjarjes nga zyrtarët e Ambasadës, duke theksuar se do të fillojnë hetimin e rastit.
Ky nuk është rasti i vetëm që dëmtohen pllakat e ambasadave të Kosovës. I njëjti skenar është përsëritur dy herë në ambasadën e Kosovës në Paris, ku janë shkruar gjithashtu grafite serbe.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











