Kosova
Kartoni i gjelbër, do të lehtësonte punën e bizneseve
Drejtuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës kanë takuar ministrin e Financave, Bedri Hamza, me të cilin kanë diskutuar për marrjen e Kartonit të gjelbër, për mosklasifikimin e bizneseve nga institucionet dhe Ligjin për Falimentimin.
Sipas OAK, qëllim i këtij takimi ishte shprehja e shqetësimeve për pengesat e të bërit biznes në vend, ku si rezultat tyre Kosova po vazhdon me rritje të papunësisë dhe moszhvillim të madh në krahasim me rajonin.
“Kosova është nga pak vende të cilat nuk kanë Ata Carnet (Kartonin e gjelbër), i cili lejon hyrjet e përkohshme të një produkti pa qenë e nevojshme të bëhet doganimi i përkohshëm. Marrja e Kartonit të gjelbër është në favor të krijimit të një klime më të mirë për bizneset, pasi që u lejon të marrin produktet, t’i testojnë, e pastaj të vendosin se a do t’i importojnë ose jo”, theksoi kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi.
Ndërsa ministri Hamza përgëzoi Odën për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që është i hapur për ide dhe rekomandime për të gjitha draftligjet që Ministria e Financave i nxjerr.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran












