Kosova
Kosova, pjesë e panairit prestigjioz të turizmit në Londër
Kompania kosovare “Balkan Natural Adventure” është pjesë e panairit prestigjioz të turizmit të përkrahur nga e përditshmja londineze “The Times”, “Destinations”, nga data 31 janar deri më 3 shkurt.
Panairi “Destinations” mbledh disa nga kompanitë më prestigjioze të udhëtimit në botë dhe mbahet në Manchester dhe në Londër. “Balkan Natural Adventure” është kompania e vetme nga Kosova dhe atje paraqitet me top produktet e veta te ecjes në Bjeshkët e Nemuna dhe ato të Sharrit, përcjell albinfo.ch.
Paraqitja e kompanisë është organizuar nga vetë stafi, i cili ka përgatitur materialet dhe ka siguruar hapësirën e prezantimit, duke e bërë kështu “BN Adventure” kompaninë e parë kosovare të turizmit që paraqitet si e vetme në një panair prestigjioz si “Destinations”.
Në kuadër të organizmit Ambasada e Kosovës në Londër ka ndihmuar me logjistikë dhe materiale shtesë për një paraqitje më të denjë të kompanisë dhe vetë Kosovës.
“Për ne është shumë e rëndësishme që të paraqitemi para publikut londonez, ata përbëjnë pjesën më të madhe të mysafirëve tonë dhe shpresojmë se ky panair do të rrisë numrin e truristëve britanikë në Kosovë”, ka thënë Nol Krasniqi, pronar i kompanisë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor











