Lajme
Studentja shqiptare grabit zviceranin
Policia në Tiranë ka arrestuar një 21-vjeçare, studente e Shkencave Politike pasi ka planifikuar grabitjen e një studiuesi nga Zvicra që jetonte prej dy vitesh në Shqipëri për të mësuar gjuhën shqipe.
„Panorama“ raporton se një shtetas zviceran është grabitur në Tiranë, pasi ka rënë në kurthin e ngritur nga “e dashura” e tij shqiptare.
Vajza dyshohet se ka bashkëpunuar me të fejuarin e saj shqiptar dhe tre të afërm të tij nga Laçi, duke planifikuar t’i grabisnin zviceranit paratë e pajisjet elektronike që mbante në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 8 gusht, në ashensorin e pallatit ku banonte 47-vjeçari nga Zvicra, Andrea Pietro Grasselli.
Mesnatën e të hënës, policia e Tiranës ka arritur të arrestojë pesë autorët e përfshirë në ngjarje.
Hetimet kanë gjetur se plani për realizimin e vjedhjes është kurdisur nga studentja e Shkencave Politike nga Berati, Lorena Ismailaj dhe i fejuari i saj, student në të njëjtën degë, Florenc Marashi, 19 vjeç, nga Laçi.
I riu kishte pranuar që e fejuara e tij të joshte 47-vjeçarin, pasi kishte kuptuar që ai kishte para.
Policia tha se autorët kishin planifikuar të hynin në apartamentin e të dëmtuarit në katin e tetë të pallatit.
Studentja Ismailaj kishte siguruar edhe një kopje të çelësit të shtëpisë së zviceranit, por plani i vjedhjes ka ndryshuar papritur.
Kur kishin nisur aksionin, autorët janë përballur me zviceranin në hyrje të pallatit.
Grabitësit e kanë shtyrë të dëmtuarin drejt ashensorit dhe, duke e kërcënuar me pistoletë, i kanë marrë portofolin, ku dyshohet se kishte rreth 2 mijë euro.
Policia tha se studentja e Shkencave Politike, Lorena Ismailaj, ishte njohur me shtetasin zviceran Andrea Grasselli, 47 vjeç, në auditorët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Shtetasi zviceran studionte gjuhën shqipe, pasi për këtë qëllim kishte mbërritur në Shqipëri.
Zvicerani ka shpjeguar se ky raport me vajzën ishte kthyer në një lidhje dashurie.
Personi që ka zbuluar grabitjen, ka qenë vetë shtetasi zviceran, i cili bëri denoncimin në Polici menjëherë pas ngjarjes.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












