Lajme
Hedhin valle në autostradë
Policia e Kosovës ka parë sjellë të pahijshme në Autostradën “Ibrahim Rugova”, si hedhje vallesh nga dasmorët, autostoperë, kositës të barit e deri të lëvizjet me biçikleta e traktorë
Qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë të mësohen me qarkullimin në Autostradën “Ibrahim Rugova”, duke bërë sjelle të pahijshme që shpeshherë mund të pasojnë edhe me fatalitet. Përveç shumë anomalive, Policia kohën e fundit ka vërejtur edhe hedhje vallesh nga dasmorët në autostradë.
Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër autostradë.
“Kohëve të fundit nga Policia e Kosovës janë vërejtur disa fenomene jo të zakonshme, të kundërligjshme në Autostradë, ku falë reagimit të shpejtë të policisë janë parandaluar gjëra që do të mund të kishin edhe pasoja fatale”, thuhet në njoftim.
Njësitë e trafikut policor, siç thuhet ka vërejtur; ndalje; shëtitje të qytetareve këmbë nëpër Autostradë; shëtitja me biçikleta; ndalje autostop; futja e kafshëve për kullos në zonën e rrethuar; kositja e barit; qarkullimi me traktora, kombajna etj; piknik në Autostradë
Po ashtu sipas Policisë, kohen e fundit rreth autostradës është vërejtur edhe zhvillim i veprimtarive fitim-prurëse, si pjekja e misrit për shitje; zbritja e udhëtarëve me familje dhe valixhe nga autobusët në shiritin emergjent, veçanërisht nga autobusët që vijnë nga bregdeti; zhvillimi i garave me vetura me pjesëmarrje të shikuesve, etj.
“Patrullat policore gjatë vikendit kanë vërejtur edhe një dukuri tjetër mjaft të rrezikshme, ndaljen e kolonës së dasmorëve në shiritin emergjent për të pushuar, për tu mbledhur dhe për të bërë aheng duke shfrytëzuar këtë aks rrugor për vallëzim e argëtim”, njofton Policia.
Në të gjitha këto raste, siç thuhet patrullat e policisë kanë reaguar menjëherë duke i larguar dhe duke shmangur rrezikun dhe pasojat që mund të ishin fatale.
Ndryshe shpejtësia e lejuar në autostradë është 130 km/h, prandaj Policia me qëllim të evitimit të rrezikut, iu bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor që t`i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












